C++' (shqiptuar si cee plus plus, /ˈsiː plʌs plʌs/) është një gjuhë programuese me qëllime të përgjithshme. C++ ka programim imperativ, Programim të orientuar në objekte dhe programim gjenerik. Kjo gjuhë është e dizajnuar të përkrahë programimin e sistemeve, me performancë, efiçiencë dhe fleksibilitet. C++ po ashtu ka gjetur praktikë edhe në kontekste tjera, duke përfshirë aplikacionet e desktopit, serverat, aplikacionet që kërkojnë performancë të shtuar dhe programe argëtuese.C++ ështe një gjuhë e kompiluar me implementime të saj në disa platforma. C++ është e standartizuar nga Organizata Ndërkombëtare për standartizim(ISO), me verzionin më të fundit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për standartizim në dhjetor të vitit 2014 si ISO/IEC 14882:2014. Gjuha programuese C++ ka qenë e standartizuar paraprakisht në vitin 1998 si ISO/IEC 14882:1998. Para këtij standartizimi, C++ është zhvilluar nga Bjarne Stroustrup në Laboratoret e Bell, duke filluar nga 1979, i cili kishte për qëllim të krijojë një gjuhë fleksibile dhe efiçiente(sikurse gjuha C), e cila po ashtu përmban vetitë e reja të organizimit të programit. Referuar : Wikipedia

PROBLEMA 

1. Thuaj Ckemi 

Shkruaj nje program qe merr emrin dhe mbiemrin nga tastjera dhe afishon ne ekran:  
"Ckemi Emri Mbiemri"
Input : emri , mbiemri  
Output : Ckemi Emri Mbiemri

#include <iostream>
#include <string.h>
using namespace std;
int main()
{
    string emri,mbiemri;
    cin>>emri>>mbiemri;
    cout<<"Ckemi "<<emri<<" "<<mbiemri;
 return 0;
}

2.Fito ose humb

Shkruaj nje program qe merr nje numer nga perdoruesi dhe afishon ne ekran "Fito" nese numri eshte ndermjet 10 dhe 20. Dhe "Humb" ne rastin tjeter . 
Input : numri 
Output : "Fito" ose "Humb"

#include <iostream>
#include <string.h>
using namespace std;
int main()
{
   int nr;
   cin>>nr;
   if(nr>=10&&nr<=20){
    cout<<"Fito";
   }
   else {
    cout<<"Humb";
   }
   return 0;
}